U arrestua nga operacioni “Shpirti”, thyen heshtjen prokurori Maksim Sota: Trillime, më shkaktuan dhimbje në familje

Advertisement

Prokurori Maksim Sota i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti, por është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Pak orë pas raportimeve të lajmeve në media, Sota ka thyer heshtjen dhe ka folur për mediat.

Prokurori ka deklaruar se nëse gjendet qoftë dhe një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona të arrestuar, do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’. Sota ka shtuar gjithashtu se këto lajme i kanë shkaktuar shumë dhimbje në familje.

“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje,”- mësohet të ketë thënë Sota.

Advertisement
Advertisement
313
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com