“Turqia, 300.000 të vaksinuar në ditë, Shqipëria 365 në pesë ditë!”

Advertisement

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka sulmuar ditën e sotme, të ashtëquajturin program vaksinimi që ka nisur edhe në Shqipëri.

Berisha bën një krahasim midis programit real që ka nisur një shtet si Turqia dhe atij propagandistik që ka nisur Shqipëria, dhe duke u shprehur me ironi dhe sarkazëm thotë se me këtë ritëm, Ramës do t’I duhen 7 muaj vetëm për të vaksinuar personelin shëndetësor. Ish-kryeministri Berisha e quan hajdut Ramën I cili ishte ndër të parët që bëri vaksinën dhe ndërkohë publikon dhe lajmin e Reuters që tregon mbi ecurinë e vendeve të tjera të botës, duke na lejuar të kuptojmë se si është katandisur procesi I vaksinimit në vendin tonë.

“Këtij i thonë sukses! Turqia, 300 000 të vaksinuar në ditë, – shkruan Berisha. –  Shqipëria 365 të vaksinuar në 5 ditë! Dje Edvin Hajduti njoftoi se nga vaksina skarcitet kallp e futur në mënyrë klandestine në Shqipëri, janë vaksinuar 350 persona.

Advertisement

Agjensia Reuters njofton dje se Turqia ka vaksinuar në dy ditët e para mbi 600.000 njerëz. Kështu, Shqipërisë me Edvin Hajdutin për të vaksinuar vetëm personelin mjekësor do t’i nevojiten 200 ditë. S’ka gjë se vet e bëri i pari vaksinën!” nënvizon po me ironi ish-Kryeministri dhe publikon lajmin e Reuters, që tregon mbi ecurinë e procesit të vaksinimit në disa vende të botës.

“Turkey, not an EU member, said it had vaccinated more than 600,000 people in the first tëo days of administering shots developed by China’s Sinovac Biotech”

Advertisement
166