Turp/ Mos vallë gjykimi i Luan Dacit do të mbetet për në botën tjetër?!

Advertisement

Gjyqtari Luan Daci është një ndër përgjegjësit kryesor të kalbjes së drejtësisë shqiptare. Çdo shtetas shqiptar e njeh shumë mirë firmën piramidale “Xhaferri”, e themeluar nga Rrapush Xhaferri, i cili e kishte nisur me vetëm 100 mijë lekë të vjetra, firmë e cila gjunjëzoi drejtësine dhe popullin shqiptar.  E themi me bindje se viti 97 është vit i cili rrënjosi të gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe ai i cili heshti përballë kësaj padrejtësie ishte Luan Daci.

Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ama kjo nuk është e keqja me e madhe që ka bërë. Organet e Drejtësisë kanë dështuar me sukses për të filtruar krimin dhe kriminelët dhe për sa kohë “Drejtësia” nuk hap sytë për të parë të vërtetën, viti 97 ka për të qenë shumë i afërt për ne.

Advertisement

Gjyqtari Luan Daci është shpallur fajtor për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe vetëm kaq.  Askush nuk e gjykon Luan Dacin, askush nuk gjykon gjakun dhe djersën e shqiptarëve që u flakën në 97 në mënyrë barbare. Ky është turpi që e ka zënë Shqipërinë, turpi i drejtësisë që nuk gjykojnë dhe dënojnë të padrejtët si Luan Daci, i njohur ndryshe si maçoku.

Advertisement
182