Trembëdhjetë çështjet e para tek Gjykata Kushtetuese/ Neglizhohen tematikat kryesore

Advertisement

Gjykata Kushtetuese ka publikuar çështjet që do të shqyrtojë deri më datën 9 mars. Ndërkaq çështjet më kryesore për opinionin publik si zgjedhjet lokale të 2019-s, ligji për teatrin apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk janë bërë të ditura se kur zhvillohen.
Trembëdhjetë seanca gjyqësore parashikojnë të zhvillojnë gjatë muajit shkurt dhe 9 ditët e para të marsit, 7 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët e nisën punën zyrtarisht me vendimin e parë të marrë pas më shumë se 2 vitesh, më 26 janar.

Advertisement

Të enjten Kushtetuesja do të marrë në shqyrtim në seancë plenare padinë e Shoqatës Pronësi me Drejtësi kundër ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Në 18 shkurt parashikohet edhe shqyrtimi i ankimit të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili kundërshton ligjin që detyron këtë institucion të auditojë bashkitë e vendit 1 herë në vit.

Advertisement
171