Tre kategoritë e reja që do vaksinohen me detyrim në Shqipëri

Advertisement

Pas kategorive që përfshin mjekët, arsimtarët dhe studentët, janë tre kategori të reja që janë përfshirë së fundmi, ku vaksinimi do të jetë gjithashtu me detyrim.

Mësohet se vaksinimi me detyrim në Shqipëri do të jetë edhe për: Punonjësit e Administrarës, policët, farmacistët/laburantët.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Në një intervistë ajo ka thënë se me grupet e para, po vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar, pasi tek ky grup kërkohet që vaksina të jetë kryer deri në fund të muajit shtator.

‘Jo vetëm të paktën në 48 orët e fundit jemi në shifra të larta 14.500-14600 në ditë respektive, një fluks në rritje përkundrejt edhe të muajit shtator të vaksinimit. Jemi fokusuar edhe tek mosha18 plus dhe grupet e riskut apo tek shërbimet kritike që është e rëndësishme të mos ketë mungesë vaksinale akoma më të lartë’.

Advertisement
400