Transparenca dhe llogaridhënia “qëndrojnë” jashtë reformës në drejtësi

Advertisement

Shprehje e nevojës për reformë është fakti se vetë sistemi ynë shoqëror gjatë këtyre 16 vjetve, që prej miratimit të Kushtetutës së Republikës, ka njohur zhvillime të dukshme, zhvillime që kanë nevojë të mbështeten nga reforma të vazhdueshme edhe të sistemit të drejtësisë. Shefja e ONM-së Calavera, i bëri shqiptarët të kuptojnë se sistemi ka kapur nivele gjithmonë e më të ulta vitet e fundit.

Korrupsioni, keqfunksionimi, mungesa e integritetit, profesionalizmit, pavarësisë, efiçencës, besueshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së sistemit tashmë janë identifikuar dhe pranohen gjerësisht si fenomene dëmtuese, që duhet të jenë në fokus të kësaj reforme të thellë, me qëllim ndryshimin e situatës në sistemin e drejtësisë në vend. Calavera heshti përballë korrupsionit, përballë përgjegjshmërive dhe nuk dha llogari për asnjë nga komisionerët e vettingut.

Advertisement

Pra, duket qartë që edhe reforma në drejtësi nuk quhet më reformë por dystandartizim që i gjendet fillimi por zor se i gjendet fundi.

Advertisement
145