Transaksione të dyshimta dhe mashtrim me pasurinë/ Denoncohet komisionerja e Vettingut

Advertisement

Shoqata e avokatëve antikorrupsion ka denoncuar në SPAK, Komisioneren e shkallës së parë të Vettingut, Etleda Çiftja, për deklarim të rremë të pasurisë.

Sipas denoncuesve bëhet fjalë për disa prona, për të cilat Çiftja dyshohet  se ka gënjyer.

Denoncimi

Në vitin 2006, Çiftja ka kryer shpenzime në vlerën prej 300.000 lekë për blerje Toke Arë, sip 1440 m2;

15.000 Euro për blerje Toke Arë, sip 3 440 m2’250.000 lekë, Automjet v. 2005; 200-250 Euro/muaj këst kredie.

42 864 USD, blerë Apartament banimi, me sipërfaqe 70.80 m2

Burim sipas saj, për krijimin e kësaj pasurie në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, kanë shërbyer të ardhurat nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

                          Etleda Çiftja

Si përfundim, në vitin 2006, ka deklaruar shpenzime të cilat kanë vlerën e përafërt prej rreth 3.000.000 lekë dhe 42 864 USD, pa përfshirë kostot e jetesës, udhëtime, mobilime, pushime etj.

Më pas deri në vitin 2009 ajo ka punuar pranë Subjektit “Egnatia O. Albania”, si këshilltare ligjore dhe në lidhje me këtë pozicion pune nuk ka deklaruar pagën dhe taksat.

Në këtë rast rezulton se për periudhën e punësimit të saj 2001 – 2006 (si ndihmëse ligjore në zyrë avokatie dhe më pas si këshilltare ligjore në Subjektin “Egnatia”, ka mundur që përveç shpenzimeve të jetesës së saj, të ketë kursyer edhe vlerën prej 3.000.000 lekë, dhe 42 864 USD, me të cilat ka kryer investimet/blerjet e vitit 2006 si dhe ka përballuar pagesën e kësteve të kredisë.

Pra me pagën si ndihmëse Ligjore ne zyre avokatie pa emër dhe Këshilltare pranë Subjektit “Egnatia”, ka siguruar të ardhura për të përballuar jo vetëm shpenzimet e jetesës por dhe ka kursyer personalisht prej saj vlerën prej 3.000.000 lekë të reja dhe ½ vlerë nga shuma prej 42 864 USD, si dhe ka paguar këstet e Kredisë. Sa ka qenë paga e saj në zyrën e avokatisë dhe si këshilltare?

Akuza për falsifikim dokumentash

Deklarimi i saj krijon dyshime të forta mbi burimin e pajustifikuar të krijimit të pasurive të deklaruara nga Znj.Çiftja, fakt i cili përbën elementët e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”, sipas neneve 257/a dhe 186 të K.Penal.

Tokë Arë me sipërfaqe 3440 m2, deklaruar prej saj në mashtrim të ligjit me vlerë 50.000 Euro, datë 10.07.2006; (Pronësi 100 % të saj), ndërkohë sipas Kontratës së Shit-blerjes, Nr.2938 Rep., dhe me Nr.1490 Kol., datë 10.07.2006, Notere Luljeta Kongoli, rezulton e provuar se pasuria me sip.3440 m2 është blerë me çmimin prej 300.000 Lekë të reja e jo 50 000 Euro siç edhe ka deklaruar ajo.

Në deklaratën e saj të pasurisë, rezulton se po në datën 10.07.2006, Znj.Çiftja ka blerë gjithashtu pasurinë Tokë Arë me sipërfaqe 1450 m2, me vlerë 300.000 lekë të reja.

Sipas saj ajo ka blerë dy pasuri në vitin 2006, të llojit Tokë arë, të ndodhura në të njëjtën zonë (Kryevidh, Kavajë), me sip. të ndryshme 1450m2 dhe 3440 m2 (gati 2-fishi), brenda të njëjtës ditë, me dy kontrata të ndryshme, me të njëtin çmim sipas Kontratës, por sipas deklarimit të interesave pasuror me një diferencë të theksuar në çmim, gati 23-fish.

Gjithashtu në vitin 2006, ka blerë Apartament banimi, me sipërfaqe 70.80 m2, në vlerën prej 42.864 $, blerë në vitin 2006 me Kontratë Sipërmarrje me Nr.3428 Rep., dhe me Nr.2052 Kol, datë 08.09.2006, Noter Eriketa Kokoli, në qendër të Tiranës.

 

Gjithashtu, ajo ka blerë dy pasuri në vitin 2006, një pasuri e llojit Tokë arë, të e ndodhur në Kryevidh, Kavajë, me sip. 3440 m2 në vlerën 50 000, për blerjen e së cilës është dashur të merret dhe Kredi bankare në vlerë 35 000 Euro dhe Apartament banimi, me sipërfaqe 70.80 m2, në vlerën prej 42.864 $, disa herë më të ulët, ndodhur në qendër të Tiranës.

Sipas znj.Çiftja pasuria e llojit Tokë Arë ndodhur në fashatin Kryevidh kushton më shumë se një Apartament banimi (2+1) i ndodhur në qëndër të Tiranës.

Ndërkohë që nga ana jonë për shkak transparence dhe vlerësimi të këtyre subjekteve që kanë përgjegjësi për krijimin e ‘Drejtësisë së re”, jemi njohur me kontratën 2988/1490, datë 10 korrik 2006.

Në përmbajtje të kësaj kontrate rezulton se Shitësat Rustem Kaja, Suzana Kaja dhe Ervin Kaja (familjarët e saj) i shesin shtetases Etleda Çiftja, tokën arë më sipërfaqe 3.440 m2, ndodhur në Kavajë, kundrejt vlerës prej 300.000 lekë, e njëjta vlerë është shënuar dhe në Kartelën e Pasurisë të kësaj sipërfaqeje.

Advertisement

Mbi konsatimin e mësipërm, rezulton e provuar se, Znj. Çiftja ka blerë një sipërfaqe prej 3.440 m2, në vlerën prej 300.000 lekë, ndërkohë që në Deklaratën e Pasurisë para fillimit të detyrës, kjo sipërfaqe tokë është deklaruar sikur gjoja është blerë në shumën prej 50.000 Euro dhe për blerjen e saj ka marrë Kredi Bankare prej 35 000 Euro dhe 15.000 Euro Kursime nga Paga e saj, duket qartazi  deklarimi i rremë  i bërë nga znj.Çiftja.

 Diferenca ndërmjet çmimit kontraktual të kësaj sipërfaqe toke arë, në raport me vlerën e deklarimit të saj, rezulton disa fish- më e lartë.

Fakti i deklarimit të çmimit në kontratë në shumën prej 300.000 lekë, kur e njëjta pasuri pasuri në Deklaratën e Interesave Private është deklaruar në vlerën 50.000 Euro, përbën vepër penale të kryer nga ana e Znj.Çiftja.

Përmes veprimeve të mësipërme, nga nënshkrimi i kontratave me familjarët e saj (nëna, babai dhe vëllai), me çmime plotësisht fiktive, janë anashkaluar pagesat e vlerave të konsiderueshme si detyrime tatimore nga fitimi i realizuar nga shitblerja e një pasurie të paluajtshme.

Këto kontrata dukshëm fiktive, janë përdorur si mekanizëm për t’u shmangur nga palët pagesa e detyrimeve në përqindje të caktuar (10 – 15 % në favor të buxhetit të Organit tatimor) sipas ligjit.

Investime vetëm me pagën

Për periudhën 2012–2016, ka deklaruar shpenzime me burim të vetëm pagën (pa përllogaritur shpenzime jetese, shpenzime pushimesh, mobilimi, udhëtimesh këste kredie, etj.), vlerën prej 5.900.000 lekë.

Nga vlerat e këtyre investimeve, deklarohet se, për 5 vite ajo ka shpenzuar shumën prej 5.900.000 lekë, me burim të vetëm pagën dhe pa përfshirë asnjë shpenzim tjetër, jetese, udhëtimi, mobilimi, pushimet, si dhe kësti mujor i kredisë në vlerën 215 Euro etj.

Nga faktet e mësipërme të vetdeklaruara nga Znj.Çiftja, nuk rezulton e mundur që ajo ti ketë krijuar këto pasuri vetëm me kursime nga paga sikurse deklaron.

Një fakti i tillë është i rremë dhe objektivisht i pamundur.

 Deklarimi i rremë që ka bërë kjo shtetase në lidhje me çmimet dhe sipërfaqet e pasurive të paluajtshme, në mënyrë të ndryshme nga sa rezultojnë në aktet noteriale, i bën këto deklarime plotësisht të rreme dhe si të tilla të dënueshme penalisht.

E pavërteta në këto deklarime i referohet, qoftë çmimit i cili ndryshe redaktohet në kontratë dhe ndryshe deklarohet në Deklaratën e ILDKPKI-së, ashtu edhe në faktin se, për të njëjtën lloj pasurie të ndodhur në të njëjtën adresë, cmimet janë me dhjetra fish të ndryshëm.

Të dyja këto veprime, thellësisht fiktive dhe joreale, i bëjnë në thelb deklarimet e saj të rreme duke konsumuar nenin 257/a, paragrafi i II, të Kodit Penal.

Nisur nga këto rrethana përbën domosdoshëmri që prokuroria, të procedojë sa më shpejt me verifikimin dhe kryerjen e një hetimi të thellë dhe fillimin e ndjekjes penale në ngarim të Komisioneres Etleda Çiftja

Krahasimi i Deklaratave të saj me Kontratat Noteriale, provon tej çdo dyshimi të arsyeshëm se kemi të bëjmë me veprat penale të “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i cdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 180, 186, 257/a dhe 287 të K.Penal./CNA.al

Advertisement
495