Tragjike në Itali/ 36-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga “Porsche”, po kalonte vijat e bardha

Advertisement

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht një shqiptar i identifikuar si Gazment Bushi, 36 vjeç.Ai kishte dalë për të shijuar një mbrëmje me miqtë e tij, por pasi doli nga lokali u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche” që po ecte me shpejtësi.Tragjedia ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në vijat e bardha në Livorno. Ai shoqërohej me një mik teksa po shkonte të blinte një shishe ujë kur u godit për vdekje nga makina, e cila drejtohej nga një 33-vjeçar që ishte në gjendje të dehur, shkruajnë mediat italiane.Bushi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte për shkak të dëmeve të rënda që kishte marrë në kokë. Gazment Bushi, i njohur ndryshe si Gazi, punonte si murator në kompaninë e ndërtimit të vëllait të tij. Ai la pas gruan me dy fëmijë të vegjël, një djalë tetë vjeç dhe një vajzë 8 muajshe.

Advertisement
Advertisement
328
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com