Tragjike/ Gjendet i mbytur një person në buzë lumit

Advertisement

Një person është gjetur i mbytur në afërsi të ‘Urës së Bratit’, në Vlorë.

Mësohet se viktima është identifikuar si 74-vjeçari M.G., për të cilin blutë bëjnë me dije se nuk ka shenja dhune në trup.

74-vjeçari është banues në Brataj të Selenicës dhe u gjet i pajetë buzë lumit.

Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë”, njofton policia.

Advertisement

Ndërkohë janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
114