Tjetër rast tronditës/ 18-vjeçarja pë*dhunohej nga babai, më pas dhe nga polici

Advertisement

Një tjetër ngjarje shokuese ka tronditur Greqinë. Bëhet fjalë për një rast abuzimi seksual mjaft të rëndë. Një vajzë 18 vjeçe, nga lagjja Ilioupoli e Athinës, përdhunohej për vite me radhë nga babai i saj dhe muajt e fundit nga një oficer policie që e detyronte të prostituonte dhe e mbante të mbyllur në shtëpinë e tij.

Rasti në fjalë është mësuar dhe publikuar orët e fundit, pasi 18-vjeçarja mundi të largohej nga shtëpia ku mbahej me forcë, duke i dhënë fund viteve të abuzimit seksual dhe makthit të përdhunimit nga ana e babait të saj.

Ajo ka mundur të largohet dhe t’u zbulojë autoriteteve atë që kishte përjetuar, të shtunën në mbrëmje në një moment kur oficeri i policisë, 39 vjeç që e mbante të burgosur për muaj me radhë, nuk ka qenë në shtëpi.

Sipas dëshmive rrënqethëse të saj , nga mosha 11 vjeç i ati abuzonte seksualisht ndaj saj dhe çastet e tmerrshme kanë zgajtur deri në moshën 17-vjeçare, kur vendosi të largohej nga shtëpia.

Por përsëri ajo ka rënë pre e orekseve të sëmura, kësaj here të një polici, i cili me dhunë dhe kërcënime e mbajti peng në shtëpinë e tij dhe e detyronte atë të prostituonte, madje nën efektin e lëndëve narkotike që ai ia jepte me forcë.

Advertisement

Bëhet fjale për një oficer policie që muajt e fundit ishte i pezulluar përkohësisht nga detyra, pasi ndaj tij kishte akuza të kolegëve për kërcënime dhe akte të dhunshme dhe ndodhej në procesin e një hetimi të brendshëm.

Menjëherë pas denoncimit të 18-vjeçares babai i vajzës, 54 vjeç, dhe oficeri i policisë janë arrestuar dhe janë çuar në prokurori, ku u janë dhënë mbi 14 akuza.

Çështja ka marrë edhe ngjyra politike me partine opozitare Syriza që ka akuzuar edhe një herë për paaftësi, ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit si dhe për procedurën e deponimit të 18-vjeçares, që në ditën e parë nuk i është dhënë sipas ligjit një avokat gjatë procesit, në një përpjekje siç thuhet, për të mbuluar skandalin në fjalë.

Advertisement
226
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com