Thyhen ligjet në Veting/ Komisioneria iu hedh “hi syve”…

Advertisement

Komisioneria Etleda Çiftja është diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit. Komisioneria ka kryer trajnime të shumta ndërkombëtare në fushën e lidershipit/menaxhimit; hartimit dhe negocimit të kontratave; auditimit të përputhshmërisë me etikën dhe të antikorrupsionit.

Siç vihet re, komisioneria ka eksperiencë kryesisht në fushën e ndërtimit por sa i përmbush kapacitetet Etleda Çiftja për të mbajtur statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë? Le të zbulojmë bëmat e vetingut dhe të komisionerëve që po konkurojnë në mënyrë të padrejtë.

Ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001. Karrierën e saj, znj. Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies”, në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”,  në fushën e telekomunikacionit. Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropoëer sh.a.”.

Në këtë kompani, znj. Çiftja ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme drejtuese dhe menaxheriale, si këshilltare e përgjithshme/drejtore ligjore për Shqipërinë, drejtuese për përputhshmërinë me Kodin e Etikës, si edhe anëtare e bordit menaxhues të shoqërisë. Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kësaj kompanie, znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mirë që u përzgjodh, por a i plotësoi të gjitha kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të rivlerësimit Entleda Çiftja?!

Po të bazohemi në Ligjin  Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika  d) përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj. Supozojmë se në eksperiencën e saj të mëparëshme, prej 16-të vitesh punë, mbase nuk iu është dashur një mesatare kaq e lartë sa kërkohet në ligjin e Rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë por medemek tani do të zërë një vend akoma më të lartë e duhet të na japë disa llogari më tepër.

Ajo që spikat te komisioneria Etleda Çiftja, ëshjtë një certefikatë notash e lëshuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në të cilën haset diplomimi skandaloz me notën 5-së. Notë kaluese të një studenteje dhe jo me mesatare mbi 8 sa e kërkon ligji. Mbase komisioneria pret t’i dhurojnë ndonjë medalje, për këtë shkelje shumë të rëndë të ligjit apo e quan aftësi manipuluese të një studenteje në kufijtë e ngeljes?! Kjo është absurde dhe e pa tolerueshme për një komisionere që pret të zgjidhet anëtare e Këshillit të Gjykatës së Lartë.

Skandalet nuk mbarojnë më komisioneren Çiftja! Tjetër pikë e përzgjedhjes është niveli shumë mirë i gjuhës Angleze sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit gj) zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Komisioneria Çiftja na paraqitet me një Test Report Form

Advertisement
e cila teston nivelin e anglishtesh por nuk e certefikon atë, dhe aq më tepër që paraqitet në nivelin B2 dhe jo nivelet siç kërkohen C2 apo D si e kërkon dhe pozicioni i punës në KPK i përcaktuar me ligjin Nr. 84/2016.  Komisioneria Entleda Çiftja i ka hedhur “hi syve” Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Antarët e KPK apo dhe këta në mënyrë absurde kanë shkelur ligjin?

Bëmat e komisioneres Etleda Çiftja nuk kanë të mbaruar. Skandali tjetër më absurd vihet re te deklarata e pasurisë së komisioneres Çiftja që është fshehja e të ardhurave dhe deklarim i rremë, por që të dyja në kundërshtim me ligjin. Po ju paraqesim faktin si më poshtë:

Neni 13 i ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, parashikon deklarimin vjetor të të ardhurave. Pika “1” e nenit 13 të këtij ligji, parashikon:

“Tatimpaguesit individë, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, dorëzojnë deklaratën vjetore së të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore. Deklarues të së ardhurave individuale vjetore janë edhe tatimpaguesit jo rezidentë, të cilët krijojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë.”

Pika “4”, e po këtij neni, parashikon:

“Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale vjetore së të ardhurave të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2.000.000 (dy milion) lekë.” Pra përse komisioneria Etleda Çiftja nuk i ka deklaruar 50 mijë Euro.

Nga të dhënat e deklaruara të komisioneres rezulton:

Vepra penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal, ka si objekt të tij fshehjen apo shmangien nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit së të dhënave të nevojshme me qëllim fitimin material, sipas legjislacionit në fuqi. Çudirat e komisioneres Çiftja nuk mbarojnë pasi sërish vërejmë që në mënyrë absurde ka shkelur ligjin dhe në asnjë mënyrë nuk meriton të ketë statusin e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor. I bëjmë thirrjë komisioneres Çiftja ta fillojë vetingung nga vetja pasi ka shumë skandale për të zbuluar.

 

Advertisement
534