Thellohet skandali/ Përgjimet nxjerrin zbuluar bossin narkotik Kotro

Advertisement

Nga ngjarja skandaloze e vitit 2011, me në krye bossin narkotrafikant Kristaq Kotro, janë zbuluar përgjime të telefonatave që nxjerrin zbuluar Kotron.

Ja sesi shtetasi Kotro i shpëtoi paq drejtësisë duke korruptuar gjyqtarin, dhe u paraqit në gjyq si dëshmitar por provat tregojnë të kundërtën. Rezulton e provuar se ngarkesa e kontinierit me 52 fuçi vaj palme është përgatitur në Kolumbi me destinacion Europën. Gjithashtu, në Kolumbi, brenda fuçive me vaj palme, është fshehur në formë të shkrirë dhe një sasi e madhe kokaine, e cila sipas aktit të ekspertit kimik të kryer nga autoritetet belge, ka rezultuar se në përmbajtjen e mostrave objekt ekspertimi, përqindja e kokainës ka variuar nga 3%, 4%, deri në 8%, lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila në total arrinte peshën 200 kg kokainë.

Përgjimet nxjerrin zbuluar Kristaqin pasi në përgjimin e bisedës më datë 20.03.2011, ora 11:51, krimineli Kotro ka marrë në telefon shoferin dhe i thotë: “A e takove Arjanin (Arjan Lezaj) dhe ç’të ka dhënë?” Këtu del qartë se Kristaq narkotiku ka pasur dijeni të plotë mbi ngjarjen dhe ka qenë porositësi i këtij kamioni. Bëjmë me dije se firma që ka porositur kamionin dhe firma që priste mallin, firma “INTER-KRISS” Sh.p.k dhe firma “AE-1 MERENTINO” janë të dyja firma të bosit të kokainës Kristaq Kotro, të dyja me adresë Zona Industriale, Gjirokastër.

Gjykata dhe Policia kanë bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr dhe e kanë lënë të lirë Kotron, duke arrestuar vetëm shoferin.  Këtë që vlerësojnë janë gjyqtarët që e kanë kaluar vettingun dhe tani kuptohet fare qartë në duart e kujt po shkon vettingu dhe drejtësia e popullit shqiptar.

Advertisement

Shoferi i përgjigjet: “Po, e takova më ka dhënë dollar më duket, se ishin të ngushta dhe ishin të mbështjella në zarf, nuk i dalloja dot nëse ishin euro apo dollarë.” 

Ja pra, më poshtë gjeni vendimin, në të cilën duket qartë nga përgjimi se kush është fytyra e vërtetë e narkotikut Kotro.

Kjo ngjarje është turp për gjykatat dhe drejtësinë tonë, pasi kuptohet fare qartë se shoferi ka bërë vetëm punën e tij ndërsa duket fare qartë dhe nga provat dhe përgjimet se trafikanti Kotro është porositësi. Ky përveçse një trafikant është dhe bossi e koka e kokainës. Kur ikën macja, luajnë minjtë thotë populli; i tillë është dhe Kotro, ndërsa drejtësia vazhdon gjumin letargjik ndaj këtyre kriminelëve që enden akoma të lirë.

 

 

Advertisement
506