Thaçi dhe ish-luftëtarë të UÇK, dalin sot para Gjykatës së Hagës

Advertisement

Sot do të dalin sërish para Gjykatës në Hagë, ish-presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi si dhe anëtarë të tjerë të UÇK, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për krime lufte. Mësohet se seanca për Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet në orën 11:00.

Më 5 nentor Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit. Ai tashmë ndodhet në ambjentet e paraburgimit në Hagë.

Advertisement

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Advertisement
195