Tërmet i fortë trondit Adriatikun/ Ja sa ishte magnituda

Advertisement

Tërmet i fortë në Adriatik. Pas lëkundjes së orës 14:00 të magnitudës 3.4 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë, që sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare Europiane EMSC, ishte e magnitudës 5.9.

Epiqendra ndodhet rreth 70 kilometra nga brigjet italiane të Puliës.

Advertisement

Edhe në këtë rast, nuk ka informacion paraprak për dëme, ndërkohë që tërmeti kishte thellësi 40 kilometra.

Mediat italiane raportojnë se lëkundjet u ndjenë në disa qytete.

Advertisement
219