Teoria konspirative po konfirmohet/Kina pranon fajin-Covid-19 doli nga laboratori

Advertisement

Pas një kohë të gjatë diskutimesh në lidhje me origjinën e COVID-19, TGcom24 ka bërë publik lajmin se SHBA dhe Kina kanë arritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Kina do të pranojë publikisht fajin se  virusi Sars COV2 doli nga një  laborator në Wuhan.

Media italiane ka bërë publike edhe pamje të marrëveshjes paraprake midis SHBA dhe Kinës, marrëveshje e cila ende ruhet e fshehtë.   SHBA, nga ana e saj, është e gatshme të pranojë deklaratat kineze, sipas të cilave Pekini ka mësuar së fundmi se virusi ka rrjedhur nga laboratori, pasi shkencëtarët e kishin mbajtur të fshehtë të vërtetën. Madje Pekini zyrtar ka njoftuar se ata do të të ndiqen penalisht, pasi kanë parandaluar Kinën që të informojë menjëherë Shtetet e Bashkuara dhe botën për kërcënimin e rëndë. Për me tepër superfuqitë botërore kanë rënë dakort edhe për një strategji për daljen nga pandemia.

Advertisement

Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH-së kishte vënë në dyshim raportin e bërë publik nga ekipi i tij I cili hodhi poshtë idenë e daljes së virusit nga laborator. Ndër të tjerash Tedros I bëri thirrje pekinit që të jetë më e hapur, transparente dhe bashkëpunuese për gjetjen e të vërtetës.

 

 

Advertisement
174