Të pathënat e komisioneres së KPK-së/ Ja “çudia” që katandisi Etleda Çiftja

Advertisement

Komisionerja Etleda Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.

znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ajo ka marrë pjesë në kualifikime të ndryshme profesionale, brenda dhe jashtë vendit. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Njkohësisht në dokumentacionin e paraqitur përpara komisioneve si në  Komisionin e ngritur në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Kuvëndit të Republikës së Shqipërisë na rezulton se  komisionerja Etleda Çiftja  ka paraqitur fakte të rreme përpara institucioneve dhe ky fakt përbën fakt penal.

Në CV dhe në komisionet përkatëse nga  Etleda Çiftja është paraqitur fakt i rrem dhe pikërisht fakti i zotërimit  shumë mirë i gjuhës Angleze, dokumenti i paraqitur nga Etlida Çiftja nuk është çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me certificate pra duket qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer përpara institucioneve duke e ngarkuar  këtë person me përgjegjësi penale.

Advertisement

Njëkohësisht niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siç e kërkon dhe pozicioni i punës në “KPK” i përcaktuar sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Advertisement
260