“Të mos mendojmë se PD s’na mund dot me dhëmballën e prishur”. Rama jep mesazhin e fortë

Advertisement

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se nuk duhet të mendojnë se Partia Demokratike nuk do i mundë dot me “dhëmballën e prishur”. Përpara socialistëve, Rama tha se të keqen mund t’ja bëjnë ata vetes.

Askush s’na mund do të ne sa të kemi në vend të opozitës atë krijesën amorfe me atë dhëmballë të prishur. Ata të gjithë bashkë të mblidhen të rimblidhen të stërmblidhen, të hidhen, PS-së nuk kanë çfarë i bëjnë. Nuk e mundin dot. PS ka një kundërshtar potencial shumë më të rrezikshëm se ata, jemi ne. Ata të gjithë bashkë nuk ia bëjnë dot, ne mund ta bëjmë që PS nga një zgjedhje të qartë shqiptarësh tre herë rresht ta kthejmë në zhgënjimin e tyre. Dhe nëse ps do jetë zhgënjimi i tyre, ps do jetë relike njësoj si motrate  veta që dikur i shikonte me admirim. Dhe sfida e safive të mes nesh dhe vetvetës, si individë dhe parti. Duke na dhënë mandatin e tretë, zgjedhësit na kanë falur jo pak mërzia, por largqoftë të na gënjejë mendja se i kanë harruar ato që na kanë falur. Dhe kujt ia kanë falur, të gji9thëve por sipas nivelit, që nga unë. Të tjerët rreth meje, dhe pak më poshtë, na kanë falur individualisht plot gjëra. Por nuk i kanë harruar, na kanë dhënë një kredi dhe na kanë thënë shlyeni me interesa.

Advertisement
Advertisement
271