Të fshehtat e të shkuarës së erret/ Ja si dështuan institucionet e drejtësisë për Luan Dacin

Advertisement

Jemi 23 vite pas firmave piramidale të 97 që sollën trazira fatale për shqiptarët dhe demostrata të përgjakshme. Ama “fajet” e përgjegjësve ende mbeten të pashlyrera. Viti i zi i 97 gjunjëzoi para  të gjithë shqiptarët pa përjashtim, pasojat e të cilët mbeten të dukeshme edhe sot.

Një ndër përgjegjegjesit tërthorë për degradimin e situatës dhe  që i shpëtoi drejtësisë është padiskutim Luan Daci. Kjo pasi pikënisja e të gjitha rrëmujave konsiderohet firma “Xhaferri” e themeluar nga Rrapush Xhaferri, i cili e kishte nisur me vetëm 100 mijë lekë të vjetra. Ama çfarë bëri gjyqtari Luan Daci dhe cila është lidhja e tij me këtë çështje.

Shumë pak persona e dinë që gjyqtar i kësaj çështje ishte vetë Daci. Duke i dhënë hapsirë revoltës ku qindra shqiptarë që kishin humbur gjithcka, të zbraznin mëllëfin e tyre me plumba dhe armë. Gjyqtari kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, por çuditërisht e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që shqiptarët vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.

Ama askush nuk denjon të flas ose komentojë këtë pjesë. A thua nuk ishtë kjo arsyeja kryesore që Shqipëria u rrënua tërësisht në atë kohë. Luan Daci është shpallur fajtor për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe vetëm kaq.  Qesharake është fakti se as këtë akuzë ai nuk e pranon.  Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Advertisement

Ama kjo nuk është e keqja me e madhe që ka bërë. Organet e Drejtësisë kanë dështuar me sukses për të filtruar krimin dhe kriminelët dhe për sa kohë “Drejtësia” nuk hap sytë për të parë të vërtetën, viti 97 ka për të qenë shumë i afërt për ne.

Advertisement
462