Të dënuar në shtetet e Europës për trafik droge, ja 3 dibranët që duhet të deklarojnë pasurinë e tyre (emrat)

Advertisement

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 personave. Report Tv mëson se formulari i pasurisë do t’u dërgohet Eriol (Moll) Çelaj, Tedi Vojkas, Albi Murjas të dënuar në Francë dhe Itali për trafik droge.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.(M.) Ç.,  banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

T. V., banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i  narkotikëve”;

A. M., banues në Dibër, i dënuar  në Francë  për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Advertisement
151