Sulm me armë në një qendër tregtare në Suedi, plagosen tre persona, autorët “ia mbathin” me motor të zi

Advertisement

Të paktën tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë në qytetin jugor suedez të Kristianstad, në një qendër tregtare. Të plagosurit, përkatësisht 20, 30 dhe 60 vjeç janë dërguar në spital, ku edhe ndodhen në gjendje të rëndë. Motivi i ngjarjes nuk është i qartë për autoritetet në Kristianstad, ndërkohë policia ka bllokuar dy zona, përfshirë edhe qendrën tregtare Gamlegadens.

Advertisement

Mediet e huaja raportojnë se autorët u larguan me “shpejtësi rrufe”, me motor nga vendngjarja, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar.

Advertisement
420
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com