Suedia zgjedh kompaninë Nokia për rrjetin 5G

Advertisement

Operatori i telekomunikacionit Tele2 në Suedi ka zgjedhur kompaninë për vendosjen e rrjetit të tij 5G në Suedi. Kompania Suedeze tha informacione se infrastruktura e re kryesore do të mbështesë linjën 4G dhe 5G, duke bërë më të lehtë komunikimin.

Presidenti i Nokia Cloud ka deklaruar se janë shumë krenar për këtë bashkëpunim. “Ne jemi krenar që po zgjerojmë marrëdhënien tonë me Tele2 dhe po kalojmë në epokën 5G”. Suedia kishte vendosur më herët  që të mos lejonte kompaninë kineze Huawei për të qenë pjesë e rrjetit të saj 5G për arsye sigurie, dhe për këtë arsye kompania Huawei ka nisur një proces gjyqësor lidhur me këtë përjashtim, pasi pretendojnë se është i padrejtë.

Advertisement

Vazhdimisht ndaj kompanisë kineze Huawei janë ngritur akuza nga vendet evropiane  pasi pretendohet se pajisjet Huawei mund të përdoren nga Pekini për spiunim. 

Huawei ka deklaruar vazhdimisht që nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare.  

Advertisement
111