S’u përgjigj në telefon, si u gjet i pajetë i ati i biznesmenit që u vra në 2013 në Durrës

Advertisement

Mesditën e sotme u gjet pa jetë në banesë në Durrës, Bajram Cani 78 vjeç. I moshuari jetonte vetëm, pasi fëmijët i kishte jashtë vendit, ndërsa njëri iu vra 8 vite më parë.

Policia thekson se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Bajram Cani ishte i ati i biznesmenit Plarent Cani, i cili u ekzekutua në vitin 2013, pranë pallatit që po ndërtonte në qytetin bregdetar.

I moshuari nuk iu ishte përgjigjur në telefon fëmijëve që ka jashtë shtetit, të cilët dërguan një të afërm në banesë për t’u interesuar mbi shëndetin e babait.

Advertisement

Në momentin që i afërmi ka hyrë në katin e 10-të të apartamentit që banonte në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellesit, e ka gjetur pa jetë.

Ambulanca e ka dërguar trupin e të moshuarit në morgun e spitalit të Durrësit.

Advertisement
149