Studio ligjore “Jurisprudenca” godet në zemër krimin e organizuar / Kallzon penalisht komisioneren Etleda Çiftja

Advertisement

Studio Ligjore “Jurisprudenca” e cila ushtron aktivitetin e saj në fushën e Avokatisë prej rreth 7 vitesh është vënë në djeni të një fakti penal për një ndër Komisioneret e “KPK”-së dhe konkretisht për komisioneren Etleda Çiftja.

Për këtë arsye i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Kjo studio kërkon ndjekje penale për Komisioneren Etleda Çiftja me detyrë funksionale domisionere pranë “KPK” për veprat penale të parashikuara nga neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me dispozitën ligjore “Falsifikimit të vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të Neni 257/a që ka të bëj:“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.

Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropower sh.a.”.

Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kësaj kompanie, ajo u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas CV së saj, ajo ka marrë pjesë në kualifikime të ndryshme profesionale, brenda dhe jashtë vendit. Për më tepër zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Po si është realisht e vërteta në lidhje me kualifikimet e komisioneres së Vettingut.

Në dokumentacionin e paraqitur përpara komisioneve si në Komisionin e ngritur në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë rezulton se komisionerja Etleda Çiftja ka paraqitur fakte të rreme përpara institucioneve dhe ky fakt përbën fakt penal.

Etleda Çiftja ka paraqitur një çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me certificate pra duket qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer përpara institucioneve duke e ngarkuar këtë person me përgjegjësi penale.

Njëkohësisht niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siç e kërkon dhe pozicioni i punës në “KPK”. Kësisoj komisonierja ka mashtuar dhe falsifikuar dokumenta për të fituar një post në KPK, pasi ndyshe me kualifikimet që ka nuk do të kishte arritur kurrë aty ku është.

Advertisement

Për më tepër komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.
Komisionerja Etleda Çiftja pretendon se pasurinë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2, e ka blerë nga prindërit e saj dhe ka deklaruar pranë ILDKPI se e ka blerë në vlerën prej 50.000 euro.

Njëkohësisht po të bazohemi në kartelën e pasurisë kjo pasuri është blerë në vlerën e 300.000 lekëve, në kundërshtim me deklarimet e saj në ILDKPI.

Fakti i mësipërm e ngarkon me përgjegjësi penale komisioneren Etleda Çiftja për veprat penale të parashikuara nga neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me dispozitën ligjore “Falsifikimit të vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të Neni 257/a që ka të bëj “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Nga ana tjetër Komisionerja Etleda Çiftja nuk provon burim të ligjshëm për blerjen e pasurisë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

Por a përfundon me kaq historia e mashtrimeve nga e ashtëquajtura Komisionere e Vettingut? Çfarë fshihet tjetër përvec pronave dhe pasurive marramendese të fituara nga lidhjet e saj me krimin?

Minimumi që kërkojmë është që kjo komisionere të hetohet dhe të marr atë që meriton në bazë të ligjit dhe Kushtetutës dhe asgjë më teper. Por mesa duket në një sistem të korruptuar, gjetja e drejtësisë është kthyer në një mision të pamunduar.

Advertisement
1510