Studimi: Varianti i ri i COVID, i zbuluar në Britani 64% më vdekjeprurës

Advertisement

Në Mbretërinë e Bashkuar u identifikua për herë të parë varianti i koronavvirusit B.1.1.7, I cili është 64% më infektues se variantet e tjera , sipas të dhënave nga një studim të ri.

Në studimin britanik botuar sot në “British Medical Journal”, tregon se infeksioni me variantin e ri rezultoi në 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientëve Covid-19, krahasuar me 141 vdekje në të njëjtin mostër të pacientëve të infektuar me variante të tjera.

Advertisement

“Kombinuar me aftësinë e tij për të transmetuar me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht ,” tha Robert Chalen, studiues i Universitetit Exeter i cili mori pjesë në hulumtim.

Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar se çfarë saktësisht ndodh gjatë infektimit variantin B.1.1.7 që mund të rrisë rrezikun e vdekjes, Dr. Amesh Adalja, një studiuese në Qendrën e Universitetit Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore . Varianti është përhapur në Shtetet e Bashkuara  dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar  se “mund të bëhet dominant” në vend .

“Varianti britanik përveç se është më i transmetueshëm, është më vdekjeprurës”, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre.

Advertisement
234