Studimi/ 4 mijë fëmijë të prekur nga COVID në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë

Advertisement
Rreth 4 mijë fëmijë janë prekur nga Covid 19 që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri ose 3% e të gjitha rasteve të konfirmuara pozitiv.

Shefja e Shërbimit Infektiv për të vegjlit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, Gjeorgjina Kuli gjatë prezantimit të një studimi në Akademinë e Shkencave tregoi se pse fëmijët preken më pak nga koronavirusi se të rriturit.

Të infektuar me Sars Cov 2, sipas mjekes infeksioniste, kanë rezultuar dhe të porsalindur por më të shumtë në numër kanë qenë moshat nga 1 deri në 4 vjeç.

Pjesa më e madhe e kanë kaluar lehtë sëmundjen por nuk kanë munguar dhe rastet kur Covid 19 i ka shkaktuar komplikacione.

178 fëmijë kanë kërkuar ndihmë spitalore dhe 22 shfaqën inflamacion të enëve të vogla të gjakut ose siç njihet ndryshe sëmundjen e Kawasakit.

Mes të vegjëlve në vendin tonë Covid 19 ka shkaktuar 2 humbje jete përkatësisht 4 dhe 16 muajsh, por sipas specialistëve Shqipëria renditet ndër shtetet me më pak fatalitete nga koronavirusi tek fëmijët.

Advertisement
129
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com