Specialja cakton seancën e radhës për Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë

Advertisement

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerëve.Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30 në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Seanca pritet të jetë konferencë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve.Palët e lartpërmendura kanë të drejtë që deri më 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, ose në të kundërt argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

Advertisement
Advertisement
178