SPAK gati prangat për prokurorin Ermir Lelçi/ Publikohet prova si hetoi dhe favorizoi bashkëshorten e tij

Advertisement

Tre shtetas nga Bashkia Shkodër i janë drejtuar portalit Infront.org me një ankesë e cila konsiderohetkriminale dhe shpreh qartazi lidhjet e drejtësisë me korrupsionin aktiv.

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër është bërë një kallëzim penal për disa funksionarë të Agjesisë së Trajtimit të Pronave Tiranë, shtetasin Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia.

Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe  Prele Gjoni, kanë bërë me dije se këto palë kanë grabitur me dokumenta të falsifikuara një pasuri Truall + Shtesë ndodhet në pjesën Jug-lindore të qytetit të Shkodrës,  rreth 1.3km larg qendrës administrative të qytetit, në lagjen Tre Heronjtë.

Kjo pasuri  është regjistruar mbi pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 , dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2.

Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia me një hetim të më parshëm të bërë nga prokurorja Arta Marku ju është provuar falsifikimi i përfitimit të kësaj pasurie me vendim penal të formës së prerë, i cili ka kaluar dhe gjithë shkallët e Gjykimit në Shqipëri

Dokumentacionet e përgatitura për privatizimin e  Godinave të  Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër,  janë përgatitur nga shtetasja Artine Vate Zelna e cila ka qënë jurist e e Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër(Rruga Ura). Ky fakt penal është kallzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,  dhe i ka rënë për hetim Prokurorit Ermir Lelçi.

Advertisement

Artinë Zelna, e datëlindjes 11.10.1983 është punonjëse e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër dhe aktualisht është specialiste e Menaxhimit të Kontratave në Drejtorinë e Rajonit Verior Shkodër. Por, ky fakt lidhet me vjedhjet dhe korrupsionet që ndodhin në drejtësi, pasi prokurori Ermir Lelçi ka favorizuar bashkëshorten e tij Artine Vate Zelna. Prokurori ka mbrojtur bashkëshorten duke u bërë pjesë e falsifikimeve dhe vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës shtetërore.

Artine Vate Zelna është hetuar nga bashkëshorti i saj z.Ermir Lelçi i cili ka dalë në konkluzionin se bashkëshortja e tij nuk ka kryer vepër penale. Ky veprim është një vepër korruptive dhe skandaloze, një prokuror që bëhet palë me krimin dhe mbron bashkëshorten dhe shkel ligjin me të dyja këmbët.

Duket qartazi që prokurori Ermir Lelçi është në prag të arrestimit të tij, pasi tashmë është e faktuar prova sesi prokurori favorizoi në mënyrë korruptive dhe skandaloze bashkëshorten e tij.

Advertisement
1711