Sot seanca për Nevaldo Hajdaraj/ Babai i Klodian Rashës në gjykatë

Advertisement

Sot do të zhvillohet seanca paraprake për Nevaldo Hajdaraj, efektivin që vrau më 8-dhjetor të riun Klodian Rasha. Në gjykatë ka mbërritur edhe babai i Klodian Rashës. Ky i fundit u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.

Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.

Advertisement

Efektivi Nevaldo Hajdaraj u hetua fillimisht për “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”, por hetimi i çështjes dhe provat e siguruara diktuan ashpërsimin e akuzës në “vrasje me dashje”.

 

Advertisement
498