Sot nis vaksinimi ndaj COVID-19/ Rama: Lufta hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin përfundimtar të virusit

Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me rikujtimin se sot nis fushat e vaksinimit në vend ndaj COVID-19.

Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.

Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do i jepen Kosovës. Po ashtu edhe Greqi ka dhuruar doza të vaksinave. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin ‘’Air Albania’’.

Advertisement

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES

dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh, duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë. /TopChannel

Advertisement
105