Soreca: Reth 230 milionë euro mbështetje financiare nga BE-ja për Shqipërinë

Advertisement

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një postim në rrjetet sociale shkruan se BE-ja i ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë.

“Të gatshëm për të vazhduar mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, një aktor thelbësor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. COVID 19 përfaqëson një sfidë të pashembullt, sa i përket rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar.

BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë në krizë, për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të mbështetur përfshirjen sociale. Edhe njëherë, demonstrojmë solidaritetin e fortë Evropian dhe angazhimin solid për Shqipërinë”,  shkruan ambasadori.

Advertisement

Ky postim në rrjetet sociale erdhi si rrejdhojë e pjesëmarrjes së tij në eventin përmbyllës të projektit të binjakëzimit “Përmirësimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me Acquis të BE-së”.

Advertisement
191