Skandali Tirja/ Po shkelen të drejtat e pacientëve

Advertisement

Sanitarja në spitalin “Shefqet Ndroqi”,  e cila u shtir si infermiere, është tashmë e arrestuar  ngaqë merrte lekë nga familjarë të pacientëve Covid, ka rindezur për të disatën herë debatin e nxehtë të të drejtave që gëzojnë dhe duhet të kenë pacientët.

Sipas një grupi organizatash të shoqërisë civile, që prej fillimit të shtrimit të rasteve të para me Covid në spitale, është ngritur shqetësimi nga familjarët për mungesën e informacionit mbi gjendjen, ecurinë, mjekimin e të afërmve të tyre nga spitalet, pasi pacientëve me Covid nuk ju lejohet tashmë përdorimi i celularëve.

Këto organizata kanë hartuar një seri rekomandimesh konkrete për Ministrinë e Shëndetësisë për të gjitha këto shqetësime, të cilat nga ana tjetër mund të trajtohen shumë lehtësisht edhe në rrugë ligjore, nëse të gjitha hallkat e sistemit do të kishin funksionuar.

I ftuar në “Wake Up”, avokati Isuf Shehu deklaroi se privimi i lirisë së komunikimit te pacientët me koronavirus në spitalet Covid është mjaft i gabuar, pasi sipas tij kjo rëndon më tepër gjendjen e tyre psikologjike dhe shëndetësore.

“Fakti është se të gjithë kanë të drejtë të komunikojnë me familjarët e tyre. Të qëndrosh 10 ditë, 20 ditë, 30 ditë i shtruar në spital në një gjendje të tillë të rëndë, të qëndrosh krejtësisht vetëm, është një faktor që rëndon gjendjen psikologjike.

Advertisement

Një veprim i tillë është jashtë njerëzores, pasi uk mund t’i izolosh pacientët nga bota jashtë dhe nga njerëzit e tyre të dashur, gjë që do ndikojë mjaft negativisht në psikologjinë e pacientëve.

Nuk je në burg që të mos komunikosh në telefon. Edhe në institucionet e dënimit lejohet që ti të komunikosh me avokatin, me familjarët, me miqtë. T’i privosh lirinë e komunikimit është alogjike. Edhe të tregojnë problematikat e tyre, çfarë shqetësimesh kanë. Edhe familjarët të kishin ku t’i adresonin problematikat e tyre.

Rasti i Tires tregon se e bija nuk kishte mundësi ku të ankohej pse nuk ka ushqim. Kjo ishte më e papranueshmja”, theksoi ai.

Advertisement
216