Skandal:Etleda Çiftja Komisionerja me mesatare 5 dhe me status të antarit të Gjykatës së Lartë

Advertisement

Sipas CV të Komisioneres Etleda Çiftja

Etleda Çiftja është Diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.

Ka kryer trajnime të shumta ndërkombëtare në fushën e lidershipit/menaxhimit; hartimit dhe negocimit të kontratave; auditimit të përputhshmërisë me etikën dhe të antikorrupsionit. Ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001.

Karrierën e saj, znj. Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”,  në fushën e telekomunikacionit.

Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropoëer sh.a.”.

Në këtë kompani, znj. Çiftja ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme drejtuese dhe menaxheriale, si këshilltare e përgjithshme/drejtore ligjore për Shqipërinë, drejtuese për përputhshmërinë me Kodin e Etikës, si edhe anëtare e bordit menaxhues të shoqërisë.

 Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kësaj kompanie, znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ajo ka marrë pjesë në kualifikime të ndryshme profesionale, brenda dhe jashtë vendit. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Atëherë ti marim me radhë problematikat që ka Komisionerja  Etleda Çiftja

Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës , ky diplomim është skandaloz me një mesatare 5, që do të thotë me njohuri në fushën e së drejtës jo mbi  8 sa e kërkon ligji por është në kufijët e një nxënëseje ngelëse.

Ajo që spikatet te Komisionerja Etleda Çiftja , është talent i sajë në lëndën e fiskulturës, në këtë profil është për tu përgëzuar se e ka mesataren 10.

Mesatarja 10 e bënë të vlefshme këtë funksionare të lartë shtetërore të jetë e nevojshme me  aftësitë e sajë në akademinë e rendit dhe në forcat e ndërhyrjes së shpejtë ose për badigarde me ndonjë KLAB ,dhe jo në kontrollin e sistemit të Drejtësisë.

Me njohuri të posacme në përfundim të 4 viteve  shkollë  të marësh notën 5 dhe në dtët e sotme të jesh në kontrollin e sistemit të Drejtësisë,  është apsurde dhe njëkohësisht shkelje ligjore shumë e rëndë.

Po të bazohemi në Ligjin  Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika  d)përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Pra Komisionerja  Etleda Çiftja është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore dhe njëkohësisht është një skandal që ndodh me përzgjedhjen e sajë.

Advertisement

Se kuptojmë këtë veprimtari kriminale të kryer nga Avokati i Popullit në bashkpunim me Antarët e KPK të cilët pa përjashtim janë pa integritet profesionale, etike dhe integritetin moral , për të cilët kemi publikuar dhe do publikojmë çudira.

Ajo që është e çuditshme është se si u vlersua Komisionerja  Etleda Çiftja në aftësitë profesionale në sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit c) të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral të tij, nëse u është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme; kualifikimi professional i Komisioneres  Etleda Çiftja me mesatare të notës 5 dhe me status të antarit të gjykatës së Lartë?

Një tjetër skandal i Etlida Çiftes është dhe fakti i zotërimit  shumë mirë i gjuhës Angleze sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit gj) zotëron shumë mirë gjuhën angleze

Dokumenti i paraqitur nga Etlida Çiftja nuk është çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me certificate pra duket qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer.

Njëkohësisht niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siçe kërkon dhe pozicioni i punës në KPK i përcaktuar me ligjin Nr. 84/2016.

Ky test që quhet trajnim i përgjithshëm është lëshuar në datën 4 gusht 2016 nga IELTS.

Në publikimet në vijim do tju tregojmë dhe probleme të tjera me Komisioneren  Etleda Çiftja, se si ajo ka falsifikuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Advertisement
6879