Skandal: Prokurori i Shkodrës Ermir Lelçi zhduk dosjen e bashkshortes së tijë

Advertisement

Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe  Prele Gjoni I janë drejtuar redaksisë së www.infront.al me një ankesë për faktin e mëposhtëm i cili konsiderohet Kriminal.

Nga ana e tyre pretenmdohet se kanë bërë kallzim penal drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për disa funksionar të Agjensia e Trajtimit te Pronave Tirane , shtetasin Nikolin Kujxhija,Justereza KujxhijaMarije KujxhiaÇeçiljana Kujxhia.

Fakti penal i kallëzuar  është se palët i kanë grabitur me dokumenta të falsifikuara një pasuri Prona(Truall&Ndërtesë), ndodhet në pjesën Jug-lindore të qytetit të Shkodrës,  rreth 1.3km larg qendrës administrative të qytetit, në lagjen Tre Heronjt.

Ata pretendojnë se ju cënohet e drejta e tyre e pronësisë ka veprimtaria kriminale e shtetit.

Kjo pasuri  është regjistruar mbi pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 , dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2.

Nikolin Kujxhija,Justereza KujxhijaMarije KujxhiaÇeçiljana Kujxhia me një hetim të më parshëm të bërë nga prokurorja Arta Marku ju është provuar falsifikimi i përfitimit të kësaj pasurie me vendim penal të formës së prerë, i cili ka kaluar dhe gjithë shkallët e Gjykimit në Shqipëri

Pasuria e më sipërme  truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2,  ka qënë pasuri e ndërmarjes Rruga Ura në dhe me vendimin nr 621  datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër, trualli   me dokumenta të falsifikuara i është dhënë një ish  zyrtarit të lartë të shtetit z. Nikolin Kujxhija.

Më pas në 2011,  janë privatizuar  Godinat e Ndërmarjes  ish Gjeologjia,  e cila ndodhej mbi truallin e përfituar me vendimin nr 621  datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër.

Nga një gjykim civil i bërë në Gjykatën Shkodër rezulton se vendimin nr 621  datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër , nuk ka të bëj fare me pasuritë e Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër dhe ndodhet në një tjetër vënd, dhe kjo pasuri i përket trashgimlënësve të shtetasit Paç Marku e vërtetuar me dokumenta ligjor.

I gjith dokumentacioni i përgatitur përprivatizimin e  Godinave të  Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër,  janë përgatitur nga shtetasja Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër(Rruga Ura).

Ky fakt penal është kallzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,  dhe I ka rënë për hetim Prokurorit Ermir Lelçi , i cili është bashkshorti  Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër, e cila ka qënë pjesë e falsifikimeve dhe  e vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës Shtetërore ,

Arrine Vate Zelna hetuar nga bashkshorti i sajë z.Ermir Lelçi i cili ka dal në konkluzionin se Bashkshortja e tijë nuk ka kryer vepër penale.

Ky veprim është aqsa korruptiv dhe qesharak, njëkohësisht dhe një skandal i cili nuk duhet të ndodh në një shtet demokratik , veprime të tilla skanë ndodhur as në diktaturën 50 vjeçare e të Enver Hoxhës.

Advertisement

Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe  Prele Gjoni i janë drejtuar me kallzim penal Prokurorisë së Posaçme SPAK për Prokurorin z. Ermir Lelçi, i cili duket qartë se është palë me krimin ,dhe mbron veprimet kriminale të bashkshortes së tijë.

Njëkohësisht ankuesit i janë drejtuar ILD, KPK, ONM për marjen dhe të masave Administrative për këtë Prokuror ku palët e quajnë të Inkriminuar.

Duke qënë se palët nuk janë ndakort me vendimin kriminal të këtij prokurori që heton gruan e tijë i janë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Prokurori Ermir Lelçi, nuk ka vendosur sekuestro për dosjen e privatizimit të përfituar nga ish – drejtori i Kuvëndit të Republikës së Shqipërisë , Z. Nikolin Kujxhia

Z. Nikolin Kujxhia i ka përfituar pronat me dokumenta false, e provuar me vendime gjykate të formës së prerë.

Ka dyshime se Prokurori Ermir Lelçi,  nuk ka vendosur sekuestro për dosjen e privatizimit të përfituar nga ish – drejtori i Kuvëndit të Republikës së Shqipërisë , Z. Nikolin Kujxhia, për arsye se do të zbulohej aktiviteti kriminali kryer nga bashkshortja e tijë Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes  ish Gjeologjia Shkodër, dhe kjo e fundit ka marë pjesë në falsifikim dhe në mashtrimin e bërë kundër shtetit

Kjo çështje  është  duke u Gjykuar nga  Gjyqtari  Tonin Stërkaj

Ditët në vijim do tju publikojmë vendime se si Prokurori Ermir Lelçi,  ka hetuar motrën e tijë.

Advertisement
748