Skandal në spitalin privat/ “E dënuar” të jetosh me dhimbje nga pakujdesitë e mjekëve

Advertisement
Advertisement

Në mars të 2019, 61 vjeçarja Mirjana Karini banuese në  Shkodër u paraqit në urgjencen e Spitalit Rajonal Shkodër me një frakturë të këmbës së majtë.

Pas vleresimit te rastit nga mjeket specialist u vendos të shtrohet në spital me qëllim intervenimin për vendosjen e një proteze.

Duke qenë se familjarët po kërkonin kushtet më të mira dhe të përshtatshme për intervenimin, vendosën ta transferonin në një institucion mjekësor privat në Tiranë përkatësisht në Poliklinikën Gjermane në Laprake, që rezultoi një dështim total.

Pacientja operohet në Polikliniken Gjermane në Laprake duke vendosur protezën dhe habia ndodh. Pacientja ankej për dhimbje të forta e të vazhdueshme të këmbës së majtë  që nga mesi (fundshpina) përgjatë këmbës deri tek gishtat e këmbës së majtë.

Fatkeqësisht këtë dhimbje e ka gjatë periudhes pas daljes nga operacioni e në vazhdim deri me sot, dite e natë pa pushim.

Pas operaciont nuk e ka gjetur forcën e duhur për të qëndruar dhe ecur në këmbë.

Ajo gjithashtu shprehet se si pasojë e këtyre simptomave ka mbi 1 vjet që nuk qetësohet nga dhimbjet e forta të padurueshme dhe nuk mund të ecë në këmbë pa mbështetje.

Si pasojë e pakujdesisë së mjekëve Mirjana Karini është futur në një gjendje të rënduar psikologjike ku shihet qartë humori depresiv, ankthi, prirja për vajtim, të menduar pesimist, hiperestezia, labiliteti emocional etj.

Trauma dhe dëmtimet e shkaktuara ndaj saj fatkeqësisht janë të përhershme, pasi edhe rinderhyrja  operatore mbart një rrezik shumë të madh. Histori të tilla dëgjojmë rëndomtë në përditshmërinë tonë, ama shpesh fajtori mbetet i pandëshkuar. Mjekët e kanë kthyer misionin e tyre në biznes me qëllim fitimin monetar dhe duket që kujdesi ndaj pacientit është bërë dytësor.

 

Advertisement
251