Skandal në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër/ Gjyqtare Suela Dashi “mbulon krimin”

Advertisement

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër është gjykuar çështja penale me palë kërkuese Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me objekt Pushim Procedimi, me person nën hetim Xhentil Telo për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kjo çështje është shqyrtuar dhe i është caktuar për gjykim gjyqtares Suela Dashi e cila në mënyrë anti ligjore  vendosi pushimin e proçedimit penal,  e bazuar kjo në fakte dhe rrethana fiktive. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte vendosur në cilësinë e ekspertit autoteknik Edmond Komino, i cili nuk ka asnjë tager të tillë, e bazuar kjo në prova. Pikërisht në shkresën 1556/1 të datës 23.02.2021 nga Qendra Kombëtare e Biznesit,  vërtetohet se shtetasi Edmond Komino, nuk ka cilësi të ekspertit autoteknik.

Shkresa kthim përgjigje me nr. 557/1 datë 19.02.2021 të Drejtorisë së policisë Gjirokastër, ku  vërtetohet se Edmond Komino nuk ka cilësi të ekspertit autoteknik. Dhe njëkohësisht shkresa me nr. T4/1 datë 23.02.2021 të Ministrisë së Drejtësisë ku provohet plotësisht se shtetasi Edmond Komino nuk vërtetohet se  shtetasi Edmond Komino nuk ka cilësi të ekspertit autoteknik.

Gjyqtarja Suela Dashi ka mbuluar krimin duke e pranuar si provë nje akt ekspertimi të sajuar, fiktiv dhe të kryer nga persona që nuk kanë tagra ta kryejnë një akt të tillë, duke u bere kështu palë me prokurorinë dhe me personin nën hetim, Xhentil Teno.

Advertisement

Ajo që është me e rëndësishme është se Gjyqtarja Suela Dashi ka mbajtur një seancë fictive, pasi ajo e kishte marrë vendimin paraprakisht dhe në përfundim të gjykimit lexoi vendimin. Vendimi u lexua pa u tërhequr më parë në dhome keshillimi, por e lexoi të 4 pikat e dispozitivit pa pauze të ndërmjetme. Kjo është e provuar me audio, fakt që vërteton se seanca ka qenë fiktive.

Për këtë fakt Gjyqtarja ka përfunduar në “SPAK” dhe në “ILD” për hetime administrative dhe njëkohësisht për hetime penale pasi duket qartë që Gjyqtarja Suela Dashi shkel ligjin dhe mbulon krimin me qëllim.

Advertisement
2612