SKANDAL/ Krimineli Kristaq Kotro del “i larë” nga trafikimi i lëndëve narkotike

Advertisement

Më 21 Mars 2011 shtetasi Kristaq Kotro u bë i njohur është ndaluar nga policia sëbashku me ortakun e tij, Dhori Simo si të dyshuar për trafik kokaine nga Kolumbia drejt Shqipërisë, sapo një maune me vaj palme ka mbërritur në dyert e kompanisë. Sipas prokurorisë, sasia prej 200 kilogramësh drogë ishte tretur në vajin që do ë përdorej për prodhimin e kroasantëve.

I pandehuri Dhimitros (Vullnet) Harizaj (shoferi) dhe avokati i tij mbrojtës kërkuan gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet dhe provat në gjendjen në të cilën ndodhen, por në lidhje me akuzën u shprehën se nuk e pranojnë atë dhe nuk kanë lidhje me faktin kriminal që i ka future Kotro.

Mbrojtja në fjalën e saj deklaroi se i pandehuri është i pafajshëm dhe se ka qenë fati i tij i keq që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale pasi ai ka porositur vaj palme dhe nuk ka patur asnjë lloj dijenie se çfarë ka patur brenda fuçive me vaj palme.

Sipas mbrojtjes ajo pjesë e quajtur nga akuza si “trafikim i lëndëve narkotike”, nuk është gjë tjetër veçse një transport i zakonshëm, ligjor i produktit vaj palme, produkt ushqimor.

Mbrojtja në fjalën e saj shpjegon se anija bashkë me kontinierin  e ngarkuar më datë 01.12.2010 është nisur nga Porti i Santa Martes më datë 03.12.2010 për në Europë e blerë nga një shoqëri Hollandeze e quajtur SOLFROUIT GROUP B.V,  dhe jo për të pandehurin Vullnet Harizaj. Pasi shoqëria Hollandeze ka mësuar për praninë e drogës në ngarkesë ka bërë menjëherë tërheqjen e saj nga blerja. Më vonë është njoftuar se ngarkesa do të kthhej mbrapsht në Kolumbi.

Advertisement

Mbrojtja deklaron se vlera monetare e kësaj lënde narkotike është rreth 10 milion euro dhe nuk ka asnjë mundësi që një shtetas shqiptar të blejë një sasi të tillë. Gjithashtu edhe nga transkripta e bisedave të përgjuara verifikohet pafajësia e Harizajt.

Në konkluzionet përfundimtare mbrojtja mohon në mënyrë kategorike përfshirjen në këtë aktivitet të të pandehurit dhe në kuadër shprehet se gjetja e blerësit, pra firmës që do blinte vajin e palmës nuk ka qenë gjetur dhe e imponuar  nga Harizaj. Shoqëria blerëse INTER KRISS e ka pranuar blerjen e vajit të palmës dhe ka kryer të gjitha veprimet për zhdoganimin e saj. Ai që u dënua është vetëm shoferi ndëra krimineli Kristaq Kotro nuk endet i lirë për të “shijuar” kontinier të tjerë me vaj palme, ndërsa gjykata dhe policia heshtin.

Advertisement
125