SKANDAL/ Ja ku çalon komisioneri Roland Ilia

Advertisement

Reforma në drejtësi ose i ashtëquajturi vetting, solli largimin e disa prej personave më të polemizuar mes radhëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por një reformë e tillë disa largoi dhe disa të tjerë me të kaluar të dyshimtë, futi në zyrat e shtetit dhe drejtësisë shqiptare, duke risjellë debate polemizuese në sistemin e drejtësisë. Teksa procesi i Vettingut po vijon me ritme të ngadalta, zbulohen shkelje dhe pë rata që e kalojnë këtë process. Në ligjin nr. 84 të 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikohen edhe dis kritere për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së. një nga këto kritere është edhe pastërtia e figurës morale të këtyre komisionerëve, çka do të thotë se CV-ja duhet të jetë e pastër. Por kjo nuk ka ndodhur me anëtarin e Kpk-së Roland Ilia.

Advertisement

Sipas dokumentave të disponuara mësohet se Roland Ilia ka qenë I hetuar nga Prokuria e Shkodrës në vitin 2010 dhe 2 vite më vonë, në shkurt të 2010 procedimi penal me numër 322 ndaj tij është pushuar po nga kjo prokurori. Referuar këtyrë informacioneve, rezulton se komisioneri Roland Ilia 10 vite më parë ka patur një hetim për shpërdorim detyre.

Advertisement
142