Skandal / “ British School of Tirana” shkolla private në Shqipëri që i mohon nënës së divorcuar të interesohet për mbarëvajtjen e fëmijëve në mësime

Advertisement

Në redaksinë e medias sonë Infront.al ka mbëritur një denoncim ku një qytetare me iniciale V.D ankohet se pas vendimit skandaloz  të gjykatës,të dy fëmijet e mitur, pas divorcit i janë lënë babit.
Sikur mos të mjaftonte kjo nënë persekutohet edhe nga shkolla private, fëmijët e së cilës frekuentojnë.

Besojeni apo jo behet bëhet fjalë për shkollën “British School of Tirana” ku prej dy vitesh dy fëmijët e mitur janë nxënës së kësaj shkollë. Nga drejtoria e kësaj shkolle,zonja në fjalë nuk lejohet të marri informacion për mbarëvajtjen e tyre në shkollë me pretendimin se kujdestarinë e fëmijëve e ka babai.

    Ndërkohë që infront.al ka kontaktuar me avokat për këtë çështje, të cilët janë përgjigjur: “Kësaj nëne, e cila do të dijë se si shkojnë fëmijët e saj me mësime, nuk i është hequr përgjegjësia prindërore që t’i mohohet nga shkolla e drejta e informimit për fëmijët e saj, asaj i është hequr vetëm kujdestaria prindërore që është diçka tjetër e cila  ngatërruar. Ajo është nënë dhe gëzon të drejtat që ja njeh ligji dhe natyra, edhe pse për momentin nuk e ka ajo kujdestarinë e fëmijëve. Të drejtën e informimit nuk duhet t’ja ndalojë askush dhe aq më pak shkolla”.
Ndërkohë zonja shpjegon se në vitin 2019 është takuar me drejtoreshën e shkollës dhe i ka kërkuar që fëmijët e saj të shihen më me prioritet nga psikologu i shkollës, për shkak të traumës që po kalojnë si pasojë e një divorci jo të lehtë të prindërve. Por çuditërisht, drejtoresha i tha se fëmijët e saj nuk kishin nevoje për asistencë të shtuar nga ana psikologjike,pasi në pamje të parë dukeshin shumë mirë.
     Denoncuesja V.D në ankesën e saj shton se i ka treguar drejtuesve të shkollës se ajo nuk kishte komunikim me bashkëshortin që prej ditës së divorcit dhe se as nuk i takonte dhe shihte fëmijët, pasi ky i fundit nuk e lejon, arsye për të cilën nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të ditur se si ata shkojnë me mësime.
     Por drejtoresha e kësaj shkollë “prestigjioze” as nuk ka mundur të marri parasysh parashtrimet e zonjës me pretendimin skandaloz se për ta kujdeset i ati dhe zonja nuk ka asnjë të drejtë.
Ndërkohë në vitin 2020 zonja është lidhur sërish nëpërmjet telefonit me drejtoreshën  e shkollës për të kërkuar informacion për fëmijët. Shkolla i kërkoi që këtë  kërkesë ta dërgonte në rrugë zyrtare dhe zonja ashtu bëri, por nuk  mori kurrë një përgjigje në rrugë zyrtare. Por vetëm një telefonatë pas insistimeve të shumta, ku ju bë e ditur  se shkolla bënte çfarë i urdheronte babai i fëmijëve.
     Dhe kjo sigurisht  përvec është një akt i turpshëm,është një akt çnjerzor kur sheh sesi një institucion i cili simbolizon  edukimit dhe i kulturën mohon  një edukim dhe një kulturë më të rëndësishme,atë që merret prej nënës.
Përse shkolla nuk jep një përgjigje me shkrim? Çfarë e tremb shkollën që zbaton rregulloret në mënyrë “rigoroze”?
Zonja përveçse një prind është një qytetare e Republikës së Shqipërisë që ka të drejtë të marrë përgjigje nga çdo institucion që është i legjitimuar në Republikën e Shqipërisë.

Advertisement
362