Situata pandemike në Greqi e rëndë pavarësisht shtrëngimit të masave

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,219 raste të reja me Covid, ndërsa 35 pacientë të prekur me koronavirus fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Screenshot_5.png

Ndërsa ditën e djeshme u shënuan gati 2700 raste të reja dhe 40 viktima. Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias theksoi se “situata në Athinë është në të kuqe të thellë” dhe se “nga gatishmëria e shtuar ne shkojmë në një plan emergjence”. Ministri foli edhe për shpërndarjen e mutacionit britanik.

Advertisement

Ndërkohë nga ana tjetër në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 721 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë, duke e çuar në 105.269 numrin e përgjithshëm të rasteve dhe 3165 atë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Advertisement
119