Situata nga përmbytjet në vend/ Rama: Janë minimale për momentin

Advertisement

I pranishëm në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar nga përmbytjet në vend.

Rama deklaroi se përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin pavarësisht nse në media kohët e fundit ka pasur përmbytje për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike, tani jemi në një fazë më pak kritike. Po e ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësisht në nivele të arsyeshme, duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problem janë rrëshqitjet në disa akse, pas reshjeve të shumta. Sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin. Në fund të kësaj faze do të bëjmë edhe bilancin publik, pasi e kemi”, u shpreh Rama.

Advertisement
Advertisement
153