Sinovac në Evropë/ EMA nis rishikimin e vaksinës kineze kundër koronavirusit

Advertisement

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë kineze Sinovac. Sipas të dhënave bëhet me dije se të dhënat do të analizohen me procedurë të përshpejtuar. Gjatë rishikimit do të vlerësohet pajtueshmëria e vaksinës me standardet e zakonshme të BE për efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë.
EMA nuk ka dhënë një afat të caktuar kohor për vendimin e saj përfundimtar, por tha që procesi duhet të marrë më pak kohë sesa normalisht. Ekspertët e kësaj agjenisie kanë arsyetuar vendimin për rishikim, për shkak të rezultateve preliminare nga studimet klinike dhe ato laboratorike. Sipas studimeve Sinovac ka normë tepër të ulët efikasiteti në krahasim me vaksinat e konfirmuara deri më tani nga ema.
Kjo e fundit deri më tani ka miratur katër vaksina në Bashkimin Evropian: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Pak kohë më parë Agjencia Evropiane e Ilaçeve nisi rishikimin edhe për vaksinën ruse Sputnik por ende nuk është bëë e ditur përgjigjja e rezultateve.

Advertisement
Advertisement
155
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com