Shuhet gazetari i njohur, kolegët: Lamtumirë, do të na mungojnë këshillat

Advertisement

“Lamtumirë miku im…Nikolla Lena …do mè mungojnè kafet…kèshillat…mendimet ….dhe fjalèt e èmbla qè mè thoje …Nuk mundem ta besoj qè ike kaq shpejt” shkruan një nga koleget e tij.

Gazetari Nikolla Lena u nda papritur nga jeta në moshën 67-vjeçare. Zemra e tij pushoi së rrahuri ditën e djeshme. Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Lena u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.

Advertisement

Nikolla Lena  punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe Mjedisit.

Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit.

 

Advertisement
143