Shpërthim me tritol në Durrës, zbardhen detajet e para

Advertisement

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në mëngjes në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement
202