Shpërndarja e vaksinave antiCovid, rritet tensioni mes BE-së dhe prodhuesve

Advertisement

Sipas Brukselit, AstraZeneca po mban në magazinë doza të vaksinës antiCovid në pritje që të anulohet mekanizmi i BE-së për kontrollin e eksporteve. Dhe është pikërisht kjo arsyeja sepse Komisioni Europian synon të zgjasë aktivitetin e këtij mekanizmi.

Një ditë më parë presidentja e komisionit europian Von Der Lejen deklaroi se AstraZeneca duhet të shtojë përpjekjet e saj në të kundërt nuk do të lejohet eksporti i dozave jashtë Europës.

Ndërkohë përshkallëzohet tensioni dhe me Rusinë që vijon fushatën e saj të propagandës të nisur që nga muaji shtator për Sputnik. Kompania prodhuese i ka kërkuar agjencisë europiane për mjekimet që të kërkojë falje publike për deklaratat e dhëna në mediat austriake për të ndaluar miratimin e kësaj vaksine.

Agjencia i ka kërkuar kryeqyteteve europiane që të presin deri në maj për përdorimin e Sputnik, në mënyrë që të verifikoh et më thellë në studimet klinike.

Advertisement

Brukseli thekson se për momentin asnjë autoritet i lartë publik nuk verifikuar të dhënat ruse, një gjë të tillë e ka bërë vetëm revista shkencore Lancet. Dhe pse përshtypja e europianëve për Sputnik është shumë pozitive, mbeten ende disa pika për t’u sqaruar para se ajo të shpërndahet në Europë.

Presidenti i këshillit europian Charles Michel u shpreh se sipas të dhënave Rusia dhe Kina kanë injektuar vetëm gjysmën e dozave për 100 banorë në krahasim me Bashkimin Europian. Ai theksoi se BE nuk do të përdorë vaksinat për propagandë dhe do të promovojë vlerat europiane.

Thelbi është se për momentin Brukseli nuk ka nisur asnjë bisedim me Sputnik për një marrëveshje në nivel europian. Europianët kanë dyshime për sa i përket kapacitetit për të plotësuar kërkesat e BE-së.

Advertisement
167