Shpërdorimi i detyrës që lë akoma në punë komisionerin Roland Ilia

Advertisement

Procesi i vetingut bazohet mbi tre shtylla rivlerësimi: (1) kontrolli i pasurisë, (2) kontrolli i figurës dhe (3) kontrolli i aftësive profesionale [por sa u respektuan këto shtylla nga komisionerët e vettingut të cilët nuk i kanë kaluar as vetë këto faza.

Pedagogu Roland Ilia është akuzuar dhe nga studente të shumta me të cilat ka abuzuar si seksualisht por edhe psikologjikisht. Për një student, stafi akademik është shembull që duhet të ndjekin të rinjtë, dhe jo studentët të kenë frikë të kërkojnë të drejtat e tyre, aq më tepër kur ka pedagogë si Roland Ilia që i kërcënojnë studentët dhe duan të përfitojnë prej tyre në mënyra të ndryshme.

Roland Ilia është  hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga : Neni 248 i Kodit Penal

Advertisement
.

Ai gjithashtu ndiqet penalisht per falsifikim dokumentash, falsifikim vulash   për qëllime të interesave të tij. Pra, komisioneri Ilia shfaqet dhe gjithashtu si një mashtrues, i cili cënon reformën në drejtësi. Bazuar në Kodin Penal Shqiptar, deklarimi i reme ose mosdeklarimi, në formularin e vetdeklarimit te pastërtisë së figurës, përbën vepër penale dhe dënohet me burg.

Komisionerët e Vetingut duhet të ishin të parët që duhet të kalonin në filtrat e “verifikimit të hollësishëm”, para se ata të merrnin detyrën për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Advertisement
164