Shkoi për vizitë te djali në Angli dhe përfundoi në shtëpi bari/ Arrestohet shqiptari

Advertisement

Një ish-ushtarak shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi u kap duke punuar në një fabrikë kanabisi në Coventry.

Mediet e huaja raportojnë se Ylli Baha, 54 vjeç, rezultonte me qëndrim të parregullt në Angli, ndërsa kishte shkuar për vizitë te djali i tij në Londër.

Baha ia doli të arratiset pas operacionit në shtëpinë e kanabisit, por u kap më vonë për shkak të këpucëve të veçanta që ai mbante veshur, një palë atlete të kuqe.

Advertisement

Ai u dënua me nëntë muaj burg, pas u deklarua fajtor në gjykatën e Warwick Crown Court për prodhimin e kanabisit.

Advertisement
249