Shkodër/ Qëllohet me armë zjarri ish-kryetari i PS-së në Vaun e Dejës, plagoset me dy plumba në këmbë

Advertisement

SHKODËR– Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës dhe aktualisht anëtar i Këshillit në këtë bashki, Nikolin Huba, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër, në afërsi të shkollës ‘Pyjore’. 54 vjeçari, është qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në këmbë teksa ndodhej jashtë makinës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia thotë se po vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Nuk dihet nëse Huba ka pasur konflikte të mëparshme, ndërkohë që së fundmi punonte në hidrocentralin e Komanit si përgjegjës në burimet njerëzore.

‘Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.

Advertisement

Marr nga  Shqiptarja.com

Advertisement
288