Shkelën masat anti-Covid/ Ja sa gjoba janë vënë në 24 orët e fundit

Advertisement

Polica ka gjobitur 994 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk kanë zbatur masat anti koronavirus. Mësohet se Patrullat e Përgjithshme kanë gjobitur me 3.000 lekë, 794 qytetarë që janë kapur pa maskë.

Me të njëjtën masë administrative janë gjobitur edhe 192 persona të tjerë që kanë qenë duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kanë pasur lidhje familjare, apo janë gjetur në transportit publik pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjobitur edhe një administrator biznesi me 1 milionë lekë të vjetra pasi ushtronte aktivitetin në  kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 794 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Advertisement

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 192 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Advertisement
102