Shkarkimet nga puna e drejtimi autoritar prej junte ushtarake çon në “Illyrian Guard” 4 auditues

Advertisement

Ministria e Brendshme dërgon në shoqërinë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”, 4 auditues të skanojnë performancën ekonomike dhe shërbimeve të Drini Nikollës. Pas auditimit të Ministrisë, pritet që në Illyrian, të zbarkojnë audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Drini Nikolla, ka kohë të meret me hartime ironike për punonjësit e tij, në profilin e tij në “FB”.

Abuzimet me shkarkimet që po kryhen me punonjësit në kompaninë “Illyrian Guard”, kanë bërë që në ambjentet e këtij institucioni të shfaqet një grup auditimi nga Ministria e Brendshme. Katër auditues të kësaj kompanie, prej disa ditësh janë ulur “këmbëkryq” në ambjentet e “Illyrian Guard”, ku kanë hartuar planin për auditimin në tre kritere atë të performancës ligjore, performacës ekonomike dhe performancës së shërbimeve, që ofron kjo kompani në intitucionet shtetërore.

Njeriu që është vënë në shënjestër nga ky auditim, është pikërisht ushtaraku Drini Nikolla, i cili prej 5 muaj që po drejton këto kompani, ka sjellë vetëm re “të zeza”, për imazhin, performancën dhe punonjësit e kësaj kompanie.
Me një mendje të paekulibruar mirë, Drini Nikolla, tashmë është nën ethet e veta të largimit nga puna, për shkak se audituesit e Ministrisë së Brendshme, do nxjerin shkelje të rënda, gjatë drejtimit prej tij, për gati 5 muaj të kompanisë “Illyrian Guard”.

Ky auditim që tashmë ka nisur me urdhër të ministrit të Brendshëm, pritet që shumë shpejt të pasohet nga një auditim më i pavarur dhe tepër I rreptë i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Momentalisht KLSH, është në auditim pranë ministrisë së Brendshme, ku po survejon buxhetin ekonomik në disa sektorë.

Por ende nuk ka shkuar në “Illyrian Guard”, aty ku kjo shoqëri drejtohet në mënyrë abuzive dhe autoritare nga ushtaraku i Juntës së Bunavisë, Drini Nikolla. Nikolla edhe pse është vënë në skanim të plotë vijon të bëjë gafa të pafalshme,gafa këto që në vijim do i sjellin dëme ekonomike në buxhetin e shtetit, Tashmë procesmet gjyqësore për largimin e punonjësve nga puna, kanë filluar në gjykatë.

Ndërsa Nikolla me mendjen e tij të çekulibruar vijon të mos i dorëzojë dokumentacionin origjinal punonjësve që ai vetë ka larguar nga puna.Madje refuzimin e dhënies së dokumentacionit zyrtar, Nikolla ja ka bërë dhe avokatit Ndue Pjetra, njërit prej përfaqësuesve ligjorë të një punonjësi të shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga bDrini Nikolla.
Nuk është aspak çudi që Drini Nikolla, në të njëjtën kohë të marë dhe bëjë veprime, të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën, veprime këto që nxjerin zbuluar paftësinë e tij për të qënë në krye të kësaj shoqërie sigurie me aksioner Ministrinë e Brendshme.

Rasti më flagrant i paaftësisë së Drini Nikollës është fakti se kishte një vend vakat për shofer. Në total kompania ka në organikën e saj 10 shoferë në strukturën bazë. Njëri nga këta ntë dhjetë është shoferi personal i administratorit të kompanisë, Drini Nikolla.

Ndërsa 9 të tjerët janë me shërbim për nevojat e kompanisë. Gjëndja e shoferëve për të kryer nevojat e kompanisë ishte në total 8 shoferë, ndërsa 1 vend në këtë pozicion pune ishte i lirë. Mirëpo në muajin shkurt dhe muajin Mars 2021, Drini Nikolla, kur sapo kishte marë detyrën e administratorit të “Illyrian Guard”, mer në punë dy shoferë të “besuar”, duke plotësuar dhe tejkaluar organikën e limitit të shoferëve që i lejonte organika për të punësuar.

Advertisement

Por gjatë kohës që Drini Nikolla,pretendon se për të mbrojtur buxhetin e kompanisë këmbëngul të miratojë në Këshillin Mbykqyrës, largimin nga puna të shoferëve, sepse sipas tij janë tepër, ai nga ana tjetër punëson më tepër shoferë nga sa e përmban organika që ishte në fuqi.
Dhe për të kamofluar këtë tejkalim të kompetencave, më e çuditshmja është se njërin prej shoferëve nuk e emëron në sektorin e logjistikës të kompanisë së sigurisë, por e emëron si punonjës sigurie objekti. Ndërkohë që në përditshmëri ky punonjës sigurie objekti, kryen në fakt rolin e shoferit.

Në shoqërinë “Illyrian Guard”, ka aq shumë nevojë për shofera, saqë Drini Nikolla, përveç shoferëve të sektorit logjistik, mban akoma për shofer një punonjës sigurie. Por ky është një nga paradokset e rradhës të administratorit Drini Nikolla, i cili me paaftësinë e tij dhe me karakterin e një ushtaraku autoritar, kryen në mënyrë të përsëritur mashtrimin e punonjësve të larguar nga puna.

Këtyre punonjësve Drini Nikolla pasi i hedh në rrugë i njofton me shkresë zyrtare se u është ofruar mundësia e punësimit si punonjësigurie pasi të çertifikohen. Ndërkohë çertifikimi nuk është pjesë e “Illyrian Guard”, por e Policisë së Shtetit. Por Drini Nikolla, nuk e ka seriozisht edhe punën e çertifikimit pasi midis 5 shoferëve të shkarkuar nga puna, disa prej tyre janë të çertifikuar për punonjës shërbimi, çertifikim të cilin Nikolla nuk e mori parasysh.

E njëjta situate është duke ndodhur dhe me operatorët e shërbimit në “Illyrian Guard”, ku disa operatorë me mjaft përfojë në këtë sistem të nisur qysh prej fillesave të kompanisë, janë larguar nga puna me pretekstin e shkurtimit të vendit të punës për shkak të organikës së re.Ndërkohë, që nga ana tjetër Nikolla me firmën e tij vijon të punësojë gradë dhe vajza të reja në këtë shërbim, që nuk j
i’a kanë haberin fare sallës së monitorimit.

Advertisement
117
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com