Shija e hidhur e dystandartizimit/ Frutet e kalbura të reformës në drejtësi

Advertisement

Reforma  në Drejtësi që u miratua me konsensus të plotë politik, duke marrë 140 votat e kuvendit të Shqipërisë afro 4 vjet më parë, si dhe me mbështetje të gjerë të faktorit ndërkombëtar, nuk ka arritur ende të prodhojë rezultatet, që u skicuan në atë kohë në letër.

Reforma nuk u zbatua siç duhet, sot që flasim duhet të ishte kryer minimumi 80% dhe duhet të ishte drejt fundit. Ama nga vala e gabuar me njerëzit e gabuar ky proces galopant ka mbetur në vendnumëro, dhe me hatër është kryer vetëm 15% e reformës.

Luftë politike, se kush do ketë sa më shumë përfaqësues personal në Vetting për të luajtur me to si marioneta dhe për të pasur ndikim të drejtëpërdrejt në vendimet që merren brenda institucioneve të drejtësisë e ka shkatërruar përfundimisht këtë proces.

Përzierja e elementëve të polikës me ato të drejtësisë ka çuar në një dystandartizim të dukshëm ku pasojat do i vuaj ai i përhershmi, populli.

Advertisement

Korrupsioni, keqfunksionimi, mungesa e integritetit, mungesa e transparencës apo efiçencës janë fenomene që dëmtojnë një shoqëri, prandaj pikërisht këto supozohet “të sulmojë” kjo reformë. Tashmë është bërë palë me krimin, komisinerët e pafatë dhe politkanëët dhe rrugëdalja duket një mision i pamundur.

Ndarjes së politikës nga institucionet e reja reforma në drejtësi është domosdoshmëri bazike dhe jetësore për një mirëfunksionim të Vettigut. Ama kalbja e këtij sistemi nga rrënjët, me njerëz të inkriminuar që nuk e lënë dot karrikën e tyre ka sjell një fatalitet për drejtësinë në Shqipëri.

Advertisement
236